Ngec rindërtimi/ Emiriana Sako e ka mendjen te fushata, lë pa shtëpi 20 familje

Ngec rindërtimi/ Emiriana Sako e ka mendjen…

Kanë kaluar afro katër vite dhe banorët e Durrësit ende nuk kanë hyrë në banesat e tyre të reja. Rreth 20 familjet e pallatit nr.21 në lagjen nr.7 të qytetit, po presin prej muajsh të futen në apartamentet e reja, të cilat sipas tyre kanë përfunduar që në dhjetor të vitit të kaluar. Banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigjie se përse nuk po marrin çelsat e banesës kur ndërtimet kanë përfunduar.

“Pallati mbaroi në dhjetor dhe ne thamë se do hynim për vit të ri. Tani po hyjmë në muajin e pestë dhe ende nuk shpresë për të hyrë brenda”, thotë një banor.

Emiriana Sako nuk është bërë e gjallë për banorët. Kryebashkiakia si duket e ka mendjen te fushata elektorale. Mendohet se shtyrja e hyrjes në banesa për qytetarët, të jetë bërë pikërisht shfaqjet televizive që kërkon të bëjë Sako për fushatën e zgjedhjeve lokale.

“I kemi shkruar kryetares së bashkisë mesazh. Na tha pse do protestoni, nuk ju është bërë pallati? Pallati është bërë i thamë, por nuk po na jepet. Ka procedura qeveritare tha, kur të mbarojnë ato, se ne duam t’jua ndajmë një orë e më parë. Tani sesa do zgjasin këto procedura ne nuk e dimë, por e dimë që jemi me lecka në krahë sa andej-këtej”, shprehet një grua.

Kujtojmë se në zgjedhjet e prillit 2021, Bashkia e Durrësit dyshohet se la qëllimisht kalimin e bonusit të qirasë dhe pagësës për riparimin e shtëpive të dëmtuara, në prag të fushatës së zgjedhjeve. Si duket hallet e qytetarëve nuk vlejnë përpara propagandës mediatike për të fituar disa vota më shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit