Ngec rindërtimit/ “Gjysma e premtimeve të pambajtura, bashkitë probleme të theksuara me transparencën"

Ngec rindërtimit/ “Gjysma e premtimeve të pambajtura,…

Për më shumë se 3 vite, procesi i rindërtimit të banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit po ecën me ritme jo të pritshme. Ndërkombëtarët, të cilët ofruan donacione dhe kredi të buta për shtetin shqiptar, vazhdimisht kanë kërkuar transparencë për menaxhimin e parave. E në këtë pikë, problematika më madhe lidhet me premtimet e pambajtura të bashkive dhe transparencën e tyre të shpenzimeve.

Sipas përfaqësuesëve të “Faktoje”, pjesa më e madhe e bashkive të monitoruara nuk kanë përmbushur premtimet që u kanë dhënë qytetarëve. Pjesë e monitorimit për vitin 2022, janë bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës, Shijakut, Krujës dhe Kurbinit.

“Nga 40 premtime që kemi monitoruar mund të themi se vetëm 10 janë të mbajtura plotësisht. Disa janë kategorizuar si pjesërisht të mbajtura dhe, pastaj, kemi dhe premtime të pambajtura që janë rreth 20”, thuhet në invesigimin kryer.

Për procesin e rindërtimit, ka pasur gjithmonë akuza për shpërdorim të fondeve, për përdorimin e tyre për qëllime elektorale duke u kaluar bonusin banorëve të prekur në ditët që përkonin afër me zgjedhjet si dhe fushatat e dhënies së çelsave të banesave të reja para dhe gjatë fushatës elektorale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit