Ngërçi i Gjykatës/ Kim dhe Soreca takojnë Tushën, një ditë para vendimit të KED: Mesazhi i fortë mbi procesin

Ngërçi i Gjykatës/ Kim dhe Soreca takojnë…

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë kanë takuar Kreun e Emërimeve në Drejtësi Vitore Tusha, pak ditë pas  problemeve të mëdha që kanë ndodhur në këtë institucion, pas skualifikimit të disa kandidatëve me qëllim dërgimin në Presidencë për të përzgjedhur si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtjen, e cila nuk ka qenë magjistratë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca, kanë shpërndarë postime në rrjetet sociale thuajse në të njëjtën kohë për këtë takim.

Ambasadorja Kim thekson se “unë dhe ambasadori Soreca u takuam me kreun e KED Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor që duhet për të përmbyllur procesin dhe për të caktuar kandidatë të kualifikuar për në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja e nesërme e KED-së, e cila, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti dhe Presidenca – duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.

Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit: Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Vitore Tusha mund të marrin merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias  dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”.

Ngërçi i Gjykatës/ Kim dhe Soreca takojnë Tushën,

Pra në mënyrë të qartë, ambasadorja e SHBA ka kërkuar që të mos zvarritet procesi, të zgjidhen kandidatët e kualifikuar dhe të ketë kordinim ndërmjet tre institucioneve: Kuvendit, Presidencës dhe KED.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca thekson: Sot me ambasadoren e SHBA takuam kreun e KED Vitore Tusha. Ajo na informoi për punën e Këshillit për të plotësuar vakancat e Gjykatës Kushtetuese. KED do të mblidhet neser në një takim kritik për të çuar procesin përpara, sipas këshillave të Komisionit të Venecias.

Sipas opinionit të KE, Shqipëria duhet të përmbyllë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, brenda këtij viti për të arritur që të ketë një funksionalitet të plotë, që është kyç kryesor për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE.

BE mbështet Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe së bashku të bëjë të mundur që ajo të jetë anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Europian.

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit