Ngiste makinën i dehur dhe përplasi një autobus/ Arrestohet nënkomisari i policisë në Pustec

Ngiste makinën i dehur dhe përplasi një…

Është arrestuar ditën e sotme nënkomisari i policisë në Pustec të Korçës. Mësohet se Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin i dehur. Dhe si pasojë ai është përfshirë në një aksident rrugor, pasi përplasi një autobus.

Pas ndalimit Fejzaj është shoqëruar për në komisariat, ku do të merret në pyetje rreth ngjarjes.

Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen. Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit