Ngjarja e rëndë/Flet vrasësi i Sabrina Bengajt: “Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin”

Ngjarja e rëndë/Flet vrasësi i Sabrina Bengajt:…

Elton Metaj u shpreh për herë të parë në media mbi ngjarjen makabre të ndodhur disa javë më parë. Në një telefonatë live ai tha se e dinte të plagosur dhe jo të vdekur Sabrinën dhe prandaj u largua në ditën e vrasjes.

“Vjehrrri më ka ndjekur me armë. Ajo mu hodh sipër. Nuk doja ta vrisja, shkova për vjehrrin. Doja të merrja vajzën.Pas kësaj që ndodhi nuk e di. Dhimbjen po e ndjej unë, sa duan ata të japin, e qëlloi vjehrri, dëshira e tij ishte, jeni të vdekur të dy më tha. Ku e do vija unë çfarë po bëja. Ika u largova, për veten time i mbaroj hallet. Nuk e di pse u largova, nuk e dija se çfarë ndodhi, e dija të plagosur, nuk e dija të vdekur”, tha Metaj.

“Me kalimin e kohës Eltoni nuk më lejonte të vazhdoja shkollën dhe të punoja, pasi ishte me mendime patriarkale”.

Ky është rrëfimi i Sabrina Bengaj që nuk jeton më dhe njeriu për të cilin ajo flet është bashkëshorti që e vrau, Elton Bengaj.

Sabrina rrëfen me tej: “Duke qenë në moshë të re i jam nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike të të paditurit”.

Por nëna e një vajze rrëfen para gjykatësit se fundi i martesës erdhi nga qasja që i shoqi kishte në “Facebook”:

Në datën 17 shtator 2020 pashë disa foto të tij në ‘Facebook’, të shoqëruar me një vajzë tjetër, u trondita nga sjellja e tij , mora vajzën dhe u largova në shtëpinë e prindërve“.

Në gjyqin e divorcit, Elton Bengaj Metaj insiston se nuk dëshiron të ndahet pasi e do bashkëshorten. Por, pas refuzimit të saj për t’u ribashkuar, 32-vjeçari shkoi me armë në shtëpi për ta detyruar të kthehej, ku dhe u arrestua. Megjithatë ai doli nga burgu i Zaharisë në rrethana ende të pahetuara dhe e vrau atë në prani të familjareve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit