Ngjarja e rëndë/ Gjuetari bën "kërdinë", vret flamingon në Lagunën e Nartës

Ngjarja e rëndë/ Gjuetari bën “kërdinë”, vret…

Gjuetarët e paligjshëm vijojnë të bëjnë kërdinë në lagunën e mbrojtur të Nartës, në Vlorë.

Rasti i rëndë më i fundit është vrasja e shpendit të rrallë, flamingos. Peshkatarë të zonës e kanë gjetur flamingon e vrarë dhe me plagë të armëve të zjarrit në qafë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë ka ngritur disa herë alarmin për gjuetinë e shpendëve por edhe peshkimin e paligjshëm në këtë zonë.

burimi: newsbomb
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit