Ngjarja e trishtë/ Ndarja nga jeta e mjekes shqiptare në Gjermani, dhjetëra reagime prekëse në rrjetet sociale

Ngjarja e trishtë/ Ndarja nga jeta e…

Dhjetëra reagime prekëse janë bërë nga miqtë pas ndarjes nga jetë në moshë shumë të re të mjekes shqiptare, që jetonte në Gjermani.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Eni Dokos e ka dhënë ryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

“Dr. Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përhera në zemrat tona”, shkruan kryetarja e shoqatës, Aurora Dollenberg.

Miq dhe të njohur të mjekes së njohur shqiptare, shprehen se e reja ka humbur jetën aksidentalisht, por nuk kanë dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së saj.Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike”, shkruajnë miqtë.

‘Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Dëgeve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko”, shkruan shoqata në “Facebook”.

Vdekja në moshë të re e mjekes shqiptare në Gjermani,Vdekja në moshë të re e mjekes shqiptare në Gjermani,Vdekja në moshë të re e mjekes shqiptare në Gjermani,Vdekja në moshë të re e mjekes shqiptare në Gjermani,

 

/gazetashqip

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit