Ngjarja kriminale në "Don Bosko"| Gledis Nano mbledh drejtorët e qarqeve

Ngjarja kriminale në “Don Bosko”| Gledis Nano…

Jemi në ditët  e para të vitit 2022 dhe mbrëmë ndodhi një atentat ku mbeti viktimë Erion Çela 35-vjeç, ndërsa u plagos Arben Dani 46-vjeç, Azbi selimaj 19-vjeç, Blerim Çela 28-vjeç, Edmond Crroj 41-vjeçc. Pas kësaj ngjarjeje tragjike dhe mafioze, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano sapo ka nisur një takim me drejtorët e qarqeve. Temë e diskutimeve pritet të jenë prioritetet e Policisë përgjatë vitit që sapo ka nisur, si dhe pikën se ku ndodhen hetimet për një sërë ngjarjesh kriminale të pazbardhura. Burimet pohojnë që Nano gjatë takimit ti njohë drejtuesit e qarqeve, vartësit e tij edhe me objektivat që ai ka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit