Ngjarja në Tiranë/ "Dorëzohet" Policia, ofron 20 mijë euro kush tregon se cilët ishin autorët

Ngjarja në Tiranë/ “Dorëzohet” Policia, ofron 20…

Policia e Shtetit nuk ka një përgjigjie se kush janë autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Don Bosko. Një grua u vra dhe 5 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat me kallashnikov drejt një lokali bar-kafe. Pasi zbrazën karikatorët, autorët janë larguar pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë është gjetur në zonën e Bubqit një makinë e djegur dhe 3 armë zjarri automatike. Dyshohet se kjo është gjurma e vetme e lënë nga autorët e ngjarjes tragjike, por që për Policinë duket se nuk shërben mjaftueshëm.

Kur nuk janë mbushur ende 24 orë nga ngjarja, Policia e Shtetit ndihet e pafuqishme në gjetjen e autorve duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Për çdo informacion të vlefshëm apo identifikim apo vendodhje të autorve, Policia ka vëëë në dispozicion një shumë prej 20 mijë euro.

Përpos ndjekjes së autorve, Policia është vënë në ndjekje edhe të Fatjon Muratit, pronarit të lokalit. Ky shtetas ndodhej në arrest shtëpie por nga kontrolli që u bë mbrëmjen e së dielës, Murati ishte larguar nga banesa. Dyshohet se shënjestra kryesore ishte pikërisht Fatjon Murati, i cili njihet si mik i ngushtë i Indrit Dokles. Murati u dyshua se ishte pjesë e atentatorve që vranë kushëririn e Ervis Martinajt në urën e Fushë-Krujës, por që kjo akuzë nuk u vërtetua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit