Ngjarja në “Don Bosko”/ Identifikohen të plagosurit, del fotoja e viktimës

Ngjarja në “Don Bosko”/ Identifikohen të plagosurit,…

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rendë e ndodhur mbrëmë në “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën 5 të plagosur dhe humbi jetën banakierja e lokalit. Ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi i personave të plagosur.

Njoftohet se janë Shehat Murati 56 vjeç, Astrit Mema 42 vjeç, Emanuel Cala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 54 vjeç dhe Reja Paja 10 vjeçe, e cila është plagosur nga ciflat e xhamit që janë thyer nga plumbat. Ndërsa, bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur e vrarë Mimoza Paja 60 vjeçe, e cila ishte banakiere e lokalit.

Kujtojmë se  ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Don Bosko” në Tiranë. Kur, një person ka hapur zjarr në ambientet e lokalit të Fatjon Muratit. Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, kur për pasojë mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe vajza 10-vjeçare. Reja Paja ishte mbesa e banakieres që humbi jetën nga plumbat e marra.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat, ku autorët mendohet të kenë qenë dy persona. Autori që ka qëlluar dhe një person tjetër që e ka larguar atë me motor nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit