
Janë zbardhur më shumë detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës, ku mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, pranë shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, fillimisht dy personat janë konfliktuar me fjalën e më pas degradoi me përdorimin e mjeteve prerëse.
Si pasojë, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin me thikë. Dy personat janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri rëndë i është nënshtruar menjëherë operacionit. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes.