Ngjarja në Ferizaj/ Në mesin e të plagosurve edhe një grua shtatëzënë, aksidentin e shkaktoi njëra makinë

Ngjarja në Ferizaj/ Në mesin e të…

Mbrëmja e së mërkurës ishte fatale për 4 persona në Ferizaj, të cilët humbën jetën nga një aksident tragjik. Mësohet se përplasja e tre makinave erdhi si pasojë e një devijimi të rrezikshëm të njërës prej automjeteve, ku drejtuesi i shoferit pasi humbi kontrollin aksidentoi edhe dy mjete të tjera.

Bilancit tragjik i shtohen edhe dy persona të plagosur, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë. Policia e Kosovës njofton se gjendja e saj është kritike, ndërsa nga reparti gjinekologjik bëhet me dije se foshnja nuk ka lëndime. Sa i përket viktimave, raportohet se tre kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një në emergjencën e Ferizajt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në mjekim intensiv është gruaja shtatzënë e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm. Sipas mjekut që po e trajton Mentor Alimusa, gjendja e saj është kritike dhe ka lëndime të shumta. Sa i përket bebes gjendja është e mirë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit