Ngjarja në Kombinat/ Flet dëshmitarja e Jehovait: Ne nuk nxitim vetëvrasjen, ne jemi...

Ngjarja në Kombinat/ Flet dëshmitarja e Jehovait:…

Shqiptarët u tronditën dje nga zbulimi i trupave të pajetë të nënës dhe bijës, të cilat u gjetën pa jetë në banesën e tyre në Kombinat të Tiranës.

Bashkë me ta ishte edhe vajza tjetër e familjes e cila ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar në Psikiatri.

Në media u raportua se, familja u përkiste sektit të besimtarëve “Dëshmitarët e Jehovait”.

Madje thuhet se, bashkëshorti i Zhaneta Josifit, i cili ndërroi jetë para 5 vitesh, kishte qenë predikues i Jehovait, ndonëse ishte me profesion mësues.

Ai njihet si, themeluesi i këtij besimi në qytetin e Përmetit, andej nga familja kishte origjinën.

Lidhur me lajmin ku thuhet se praktikimi i kësaj feje nxiti vetëflijimin e grave ka reaguar një qytetare e cila është po ashtu praktikante e fesë.

Ajo ka shkruar në redaksinë e portalit më të madh shqiptar, “JOQ Albania” dhe tregon se, “Dëshmitarët e Jehovait”, nuk nxitin vetëflijimin për besimin.

Madje ajo pretendon se, prej 20 vitesh është pjesë e Jehovait dhe se prej tyre është bërë njeri më i mirë.

Mesazhi për “JOQ Albania”:

“Pershendetje.Nje sqarim kam per lajmin e vdekjes se grave qe ishin veteflijuar.

Kujdes kur jepni informacion per Deshmitaret e Jehovait,sepse jane fare po fare te paverteta.

Une kam 20 vjet qe jam Deshmitare e Jehovait dhe nuk me eshte mesuar asnjehere te flijoj veten per besimin.

Dhe ne nuk besojme se ka jete pas vdekjes.Kam 20 vjet qe kam ato norma qe me kane bere njeri persembari.

Dhe kam nje familje te shendetshme. Ju portolet doni vetem te publikoni vetem lajme dhe pa marre parasysh si jane gjerat ne te vertete.

Nese ne ate shtepi ka pasur botime qe ne ua japim njerezeve per te lexuar,nuk do te thote qe jane Deshmitare te Jehovait.

Mund tu kene rene edhe ju ne dore botime nga Deshmitaret e Jehovait,por kjo nuk tregon qe jeni Deshmitare te Jehovait.

Dhe qe te keni informacinoe me te sakta futuni te siti yne zyrtar dhe te shikoni dhe kuptoni cfare besojne ne te vertete Deshmitaret e Jehovait. jw.org/sq

Dhe sa per sqarim ne nuk jemi sekt,por jemi nje organizate mbareboterore dhe nuk jemi te fshehur,por te hapur sa ska tu shkoje me..Kalofshi mire”.

/Burimi: JOQ-Albania/ Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit