Ngjarja në Kombinat/ Flet e mbijetuara e familjes Josifi: Pinim vetë ujë. Ritet i kryenim në banesë. Anisën e pushtuan demonët...

Ngjarja në Kombinat/ Flet e mbijetuara e…

E mbijetuara e vetme e familjes Josifi, nga Kombinati në Tiranë, ku pak ditë më parë ndodhi tragjedia e vetëflijimit të nënës dhe motrës, ka mundur të flasë për ngjarrjen.

Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar e familjes, historia tragjike e të cilëve tronditi mbarë opinionin publik, ka folur se si ndodhi gjithë tragjedia që i mori jetën motrës dhe nënës së saj.

“Neës24” ka publikuar disa pjesë nga dëshmia e Blera Josifit, 34 vjeçe, e cila ka treguar se, si ajo tentoi të vetëflijohej bashkë me nënën e saj, duke agjëruar për disa ditë më radhë, por që fatmirësisht shpëtoi.

Nga dhoma e spitali, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse, gati të paimagjinueshme se, si besonin si familje tek ringjallja.

Ajo tha se, këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj, e lyenin trupin me vaj e uthull.

“Qe kur isha 15 vjeçe kam ndjekur ‘Dëshmitarët e Jehovait’. Më vonë kemi qenë edhe në kishën Ungjillore.

2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019.

Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri në mars të vitit 2019, ku ra në gjumë të thellë sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na meson bibla jonë”,- tha ajo.

Më pas ajo tregoi se, pasi motra e saj ra në gjumë, sakrificën e këtij besimi e nisi ajo me nënën e saj, Zhanetën.

Blerta pohoi se, të dyja nënë e bijë, konsumonin vetëm ujë të filtruar në napa dhe asgjë tjetër.

“Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën.

Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”,- pohoi Blerta, dëshmia e të cilës është tejet tronditëse./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit