Ngjarja në Kombinat/ Reagojnë 'Dëshmitarët e Jehovait': Familja Josifi nuk kanë qenë pjesë e jona

Ngjarja në Kombinat/ Reagojnë ‘Dëshmitarët e Jehovait’:…

‘Dëshmitarët e Jehovait’ kanë reaguar pas raportimeve në media se femrat e familjes Josifi në Kombinat, 2 prej të cilave dyshohet se u vetëflijuan, ndërsa njëra nga vajzat ndodhet në spital, ishin pjesë e këtij sekti fetar.

 Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri shprehen se janë të tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy personave nga familja Josifi.

Në deklaratë shkruhet se të 3 personat e përmendur në ngjarjen e rëndë, nuk janë pjesëtarë të kësaj organizate dhe nuk janë shoqëruar me ndonjë anëtar të kësaj organizate.

“Përpjekjet për të lidhur këtë ngjarja, apo çdo element të saj me besimin e dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht i pabazë dhe madje fyese për besimin tonë.” – thuhet në deklaratë.

Më po ashtu, thuhet se kjo organizatë është besimplotë se mediat do të bëjnë të pamundurën që ta korrigjojnë këtë informacion të pasaktë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit