Ngjarja në Shkodër/ Autori është kushëriri i Vuksanit, e vrau për qiranë

Ngjarja në Shkodër/ Autori është kushëriri i…

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku mbeti i vrarë Petrit Vuksani. Viktima kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia dhe jetonte vetëm në banesë. Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Petrit Vuksani, jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe prej një muaji ishte kthyer në vendlindjen e tij. Banesën në lagjen “Skenderbeg” ia kishte lëshuar me qira, personit që dyshohet se i mori jetën, Lekë Vuksanit.

Ai i ka kërkuar autorit paratë e qirasë së disa muajve, dhe t’ia lirojë banesën, por ky i fundit ka debatuar me të.

Pas konfliktit të vazhdueshëm, Lekë Vuksani është larguar nga shtëpia, duke u rikthyer me një arme zjarri. Autori i dyshuar është futur në banesë dhe e ka gjetur të vetëm qiradhënësin, duke e qëlluar për vdekje.

Më pas ai është larguar me shpejtësi por policia ka arritur ta identifikoje dhe e ka shpallur në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit