Ngjarja në Shkozë/ Dyshohet se është përfshirë një person i tretë

Ngjarja në Shkozë/ Dyshohet se është përfshirë…

Janë zbardhur të tjera detaje për ngjarjen në Shkozë, të cilat po ndryshojnë dhe rrjedhën e hetimeve. Bëhet me dije se ka të dhëna që në ngjarje të jetë përfshirë një person i tretë, që mund të jetë edhe autori i vërtetë i krimit.  

Deri më tani u raportua se autori i vetëm ishte Roland Sinani i cili vrau kunatën e më pas veten, mirëpo tashmë po hetohet për një tjetër person.

Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, i cili ka qenë prezent në dhomë ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.

Kujtojmë se, trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia.

Pas këqyrjes së trupit të 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba, edhe kjo një pistë që çon në dyshime se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit