Ngjarja në Shkozë e paralajmëruar? Vëllezërit nuk flisnin prej vitesh

Ngjarja në Shkozë e paralajmëruar? Vëllezërit nuk…

Ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarën e rëndë që tronditi këtë mëngjes Shkozën, fqinjët pretendojnë se ky krim ka qenë i paralajmëruar. Kjo për faktin se dy vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin. Madje ata kishin patur konflikte edhe herë të tjera.

Në dëshminë e tyre, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor. Dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet që ka çuar në këtë krim të rëndë.

Ky krim i tmerrshëm  ndodhi orën 04:00 të mëngjesit,  kur Roland Sinani, me armë zjarri në dorë futet në dhomën e gjumit të kunatës, e cila ishte duke fjetur me fëmijën 2-vjeçar. Pavarësisht kësaj, ai e qëllon me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit