Ngjarja në Top Channel/ Viktima mori një plumb në trup, u gjenden mbi 25 gëzhoja kallashnikovi

Ngjarja në Top Channel/ Viktima mori një…

Një viktimë ka mbetur nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë mesnatë kryeqytetin. Informacionet e deri më tanishme tregojnë se

në drejtim të ambienteve të Top Channel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP është qëlluar më shumë se 25 herë me kallshnikov. Ndërsa bëhet me dije se roja i sigurisë që mbeti i vrarë ka marrë vetëm një plumb në trup, gjë që i ka shkaktuar vdekjen. Ai është identifikuar si Pal Kola, 60 vjeç.

Kola ishte në vendin e tij të punës, kur persona ende të paidentifikuar janë afruar pranë televizionit kombëtar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash. Më pas, ata janë larguar dhe kanë djegur automjetin bashkë me armën brenda. Makina është gjetur në flakë në aksin Tiranë-Durrës dhe është sekuestruar. 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërsa ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët të kryejnë këtë krim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit