Ngjarja pa gjurmë në Qerret! Ekspertë të NATO-s do të hetojnë vdekjen e 4 turistëve rusë

Ngjarja pa gjurmë në Qerret! Ekspertë të…

Pas ngjarjes së rëndë në një nga hotelet luksoze në Qerret, ku mbetën të vdekur katër turistë rusë, për hetimet janë angazhuar edhe dy ekspertë të NATO-s, të cilët pritet të hedhin dritë mbi vdekjen e mistershme. Hetimeve të ushtrisë shqiptare dhe asaj ruse, i janë bashkangjitur dhe partnerë të tjerë të huaj, teksa pajisjet e përdorura për të kryer eksperimentin ishin siguruar nga aleanca e Atlantikut të Veriut. Dyshimet kryesore të grupit hetimor janë se mbi turistët rusë mund të jenë përdorur agjentë kimikë ose biologjikë, ndërsa pistat e tjera të asfiksimit janë rrëzuar pas kryerjes së ekspertimeve të ujit apo dhe masës së dyoksidit të karbonit të lëshuar nga pajimet e hotelit. Kujtojmë se pak javë më parë, në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës, hotel ’Gloria’ u regjistrua një ngjarje tragjike dhe misterioze. Në rrethana ende të paqarta, në këtë hotel u gjetën të pajetë 4 turistë rusë. Viktimat Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Ekatetina Burenkova 31 vjeçe dhe Nikita Belousov, 37 vjeç u konstatuan pa shenja jete në ambientin e hotelit, në datë 15 tetor 2021 rreth orës 22:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit