Ngjarja tragjike, 52-vjeçari var veten në paraburgim! Ishte shoqëruar për dhunë në familje, SHÇBA nis hetimin për 2 policë

Ngjarja tragjike, 52-vjeçari var veten në paraburgim!…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.

Ditën e djeshme, një 52 vjeçar me emrin Tonin Tuci, ishte shoqëruar në ambientet e komisariatit për dhunë në familje.

Pasi ishte shoqëruar në ambientet e paraburgimit, punonjësit e policisë e kanë gjetur pas disa orësh të vetëvarur.

SHÇBA ka nisur hetimet për dy punonjës policie, ndërkohë mësohet se 52 vjeçari kishte qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dhe akti vetëflijues ka ndodhur kur familjarët po jepnin deklarata për dhunën në familje.

Njoftimi nga SHÇBA:

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime  për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë: – A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;

– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë, si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit