Ngjarje e rëndë/ Avioni nuk ngrihet në fluturim, ngec në gardhin e aeroportit dhe merr flakë

Ngjarje e rëndë/ Avioni nuk ngrihet në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur , ku një avion charter me 20 persona në bord u përfshi nga flakët pasi u përplas me gardhin e aeroportit në përpjekje për t’u ngritur në fluturim.

Incidenti u shënua në aeroportin e Houstonit. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u larguan në kohë, para se i gjithë mjeti të digjej.

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit foli me krenari kur tha se ngjarja përfundua vetëm me dëme materiale, përveç dy pasagjerëve që kishin probleme me frymëmarrjen dhe shpinën.

Hetimet për ngjarjen kanë filluar, ndërsa raportohet se piloti nuk ia doli ta ngrejë avionin aq sa duhet, kur mbërriti në fund të pistës 500 metra të gjatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit