Ngjarje e rëndë në Berat, foshnja 3 vjeç humb jetën nga Covid-19

Ngjarje e rëndë në Berat, foshnja 3…

Një vajzë 3 vjeçe nga Berati ka humbur jetën pas komplikacioneve të krijuara nga COVID-19. Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes, Beratit.

Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë  në Spitalin Rajonal Berat bëjnë me dije se, 3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së diel.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nënshtruar edhe tamponit, që ka rezultuar “pozitiv”. Meqenëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë.
Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit