Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në pishinë... ishte me pushime

Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari humb…

Shkoi të lahej në pishinë por hedhja aty bëri që të pësonte një fat tragjik. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ravena, Itali.

Siç shkruajnë mediat vendase, një shqiptar 40 vjeç ka humbur jetën pasi është hedhur për t’u larë në pishinën e hotelit ku po pushonte, bashkë me familjen.

Nga të dhënat e para, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në hotelin ‘Lido di Savio’ në Ravena.

Ai së bashke me familjarët dhe miqtë, kishin shkuar aty për pushime.

Image

Gjatë darkës ata ishin duke festuar pranë pishinës.

Rreth orës 23:00, 40-vjeçari është hedhur në pishinë për t’u larë, por duket se këto ishin çastet fatale.

Familjarët dhe miqtë, i kanë shkuar në ndihmë menjëherë sapo e kanë parë që ai nuk po lëvizte, por fatkeqësisht ai nuk ka dalë më i gjallë nga pishina.

Është njoftuar ambulanca dhe policia, që kanë nisur hetimet.

Nga të dhënat e para dyshohet se, ai gjatë hedhjes ka thyer qafën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Image

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit