Ngjarje e rëndë në Korçë, 9-vjeçarit i shpërthen bombola e gazit duke luajtur

Ngjarje e rëndë në Korçë, 9-vjeçarit i…

Një fëmijë 9 vjeç në Maliq ka marrë dëmtime në trup nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan ditën e sotme (15 qershor), ndërkohë që 9-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit