Ngjarje e rëndë në plazhin e Borshit/ Mbytet një person

Ngjarje e rëndë në plazhin e Borshit/…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme, e cila i ka kushtuar jetën një personi.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku një burrë po kalonte pushimet në këtë zonë të Jugut.

Ai është futur të lahej në det, por fatkeqësisht ka pësuar infarkt në zemër, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin.

Trupi i tij po transportohet në morg, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije mosha apo identeti i viktimës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit