Ngjarje e rëndë në Turqi/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, dhjetra të vdekur dhe të plagosur

Ngjarje e rëndë në Turqi/ Autobusi me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi.

Një autobus pasagjerësh që udhëtonte në drejtim të Balıkesir-Edremit, ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë 14 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Në ekzaminimin e parë të bërë në vendin e aksidentit, u përcaktua se autobusi i pasagjerëve hyri në kthesë me shpejtësi duke bërë që të kishte një pistë frenimi prej rreth 40 metra.

Dy shoferët kanë humbur jetën në aksident dhe është mësuar se në autobus ishin gjithsej 32 persona.

Pas aksidentit, Guvernatori Hasan Şıldak në deklaratën e tij, tha se të gjitha masat u morën për trajtimin e të plagosurve, plotësimin e nevojave të tyre me familjet e tyre dhe për procedurat e atyre që humbën jetën.

Hetimet për aksidentin vazhdojnë.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit