FOTO/Zbardhen detajet për ngjarjen në Tushimisht/Zbulohen autorët

FOTO/Zbardhen detajet për ngjarjen në Tushimisht/Zbulohen autorët

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar mbi 50 herë me armë zjarri në drejtim të biznesit, ku janë bërë shoshë nga plumbat 6 makina luksoze dhe janë thyer disa xhama të hotelit.

Dy nga makinat janë në pronësi të pronarit të biznesit dhe 4 të tjera janë të turistëve. 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të dhomës së hotelit, ku ndodhej djali i Jetmir Muçollarit.

 Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Pas ngjarjes, atentatorët janë larguar në këmbë dhe dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për pronarin,  Jetmir Muçollarin.

Ky i fundit ka denoncuar me emra në polici dy atentatorët dhe ka deklaruar se familjes së tij po i rrezikohet jeta.

Muçollari kërkon azil për djemtë e tij.

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit