Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës, gjendet në rrugë me plumb në kokë 27-vjeçari...

Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës,…

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Vaun e Dejës në Shkodër.

Sipas policisë lokale, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur i pajetë nga banorët në një rrugë të fshatit Shkjezë, 27-vjeçari, Gjin Ndoji.

Ky i fundit mendohet të jetë vrarë me armë zjarri, pasi autori e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen e cila është në hertim.

Policia ndodhet tashmë në fshatin Shkjezë dhe ka nisur procedurat hetimore mbi këtë krim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit