Ngjarje e rëndë, shqiptari ishte xheloz dhe spërkat gruan e tij me acid në fytyrë

Ngjarje e rëndë, shqiptari ishte xheloz dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një shtetas shqiptar i ka hedhur acid në fytyrë dhe trup gruas së tij.

Autoritetet e drejtësisë franceze, kanë dënuar me 20 vite burg shqiptarin Nexhmin Dardha, i cili akuzohet se ka sulmuar me acid ish-gruan.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, ku Dardha, pasi ishte bërë xheloz për bashkëjetesën e re të ish-shoqes, e spërkati me acid këtë të fundit në fytyrë dhe trup.

Sulmi ndodhi para shtëpisë së saj, në Chambéry para syve të dy fëmijëve.

Gjykata e dënoi në 2009, me dhjetë vjet burg, ndërsa ai ishte akoma në arrati në Shqipëri. Ai u arrestua më në fund në vitin 2019 gjatë një udhëtimi në Itali, pastaj u kthye në Francë si pjesë e një urdhër arresti ndërkombëtar.

Megjithë pretendimet e ngritura, Dardha nënvizon se është i pafajshëm, duke mos pranuar asnjëherë fajësinë në këtë krim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit