Ngjarje e rrallë, gruaja 70 vjeç lind fëmijën e saj të parë

Ngjarje e rrallë, gruaja 70 vjeç lind…

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Indi, ku një grua pretendon se ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70 vjeç, duke e bërë atë një nga nënat më të vjetra për herë të parë në botë. Jivunben Rabari dhe bashkëshorti i saj Maldhari, 75 vjeç, treguan me krenari djalin e tyre emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar para gazetarëve pasi thanë se ai kishte lindur falë metodës IVF.

Rabari ka thënë se nuk ka letërnjoftim për të vërtetuar moshën e saj, por u tha gazetarëve se ishte 70 vjeç dhe kjo e bën atë një nga nënat më të vjetra në botë.

Por jë grua tjetër indiane, Erramatti Mangayamma besohet të jetë më e vjetra pasi kishte dy vajza binjake në shtator 2019 në moshën 74 vjeç. Rabari dhe Maldhari, nga një fshat i vogël i quajtur Mora në Gujurat, Indi, janë martuar para 45 vitesh dhe janë përpjekur për vite me radhë të kenë fëmijën e tyre. Mjeku i çiftit Naresh Bhanushali tha se ishte ‘një nga rastet më të rralla që kam parë ndonjëherë’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit