Ngjarje e trishtë, ndërron jetë gjimnazistja në Kosovë

Ngjarje e trishtë, ndërron jetë gjimnazistja në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Gjimnazi ‘Frang Bardhi’ në Motrovicë ka njoftuar vdekjen e nxënësje. Bëhet fjalë për të renë Fjolla Derivishaj. Varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e fshatit Kastriot.

Në njoftimin e gjimnazit s’është treguar arsyeja e vdekjes. Në postim jepet lajmi i trishtë dhe thuhet se ajo ka humbur jetën në mëngjes.

“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht”, thuhet në postimin e shkollës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit