Ngjarje horror në Rusi, një nënë hidhet nga kati i 19-të bashkë me dy djemtë e mitur

Ngjarje horror në Rusi, një nënë hidhet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një nënë 34 vjeç është hedhur nga kati i 19-të bashkë me dy fëmijët e mitur.

Vogëlushët 3 vjeç dhe një muajsh kanë ndërruar jetë bashkë me nënën e tyre.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Policia ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e 34 vjeçares dhe vdekjen e dy fëmijëve të saj të vegjël. Dyshohet se Olga Zharkova ka vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj, në rënien nga lartësia rreth 190 metra, thonë hetuesit.

Thuhet se Olga kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë ‘botë të vështirë, të zymtë’. “Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes,” tha një burim i zbatimit të ligjit për Komsomolskaya Pravda. “Ajo u ndje e vetmuar dhe e lodhur.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit