Ngjarje horror në SHBA, adoleshenti masakron me thikë dy vajzat shqiptare

Ngjarje horror në SHBA, adoleshenti masakron me…

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 19-vjeçar ka vrarë me thikën e bukës dy vajza shqiptare. Mësohet se ai ka hyrë në banesën e tyre, ka qëlluar njërën që ishte në gjumë dhe ka tentuar që të largohet. Por më pas është ndalur nga shqiptarja tjetër, e cila e ka plagosur 19-vjeçarin, Sage Gayle Curry. Mirëpo, i riu ka arritur që të qëllojë për vdekje edhe vajzën tjetër.

Më pas ai ka kërkuar ndihmë tek një fqinj, i cili ka njoftuar edhe policinë. Ende nuk dihet pse i riu ka kryer këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë vajzat shqiptare nuk janë identifikuar ende, por ato kishin emigruar prej vitesh në SHBA. Ndërkohë, sulmi “besohet të jetë një veprim i rastësishëm”, tha policia e Largos në një deklaratë të martën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit