Ngjarje makabre në Peru, trupi i TikTok-eres 19-vjeçare gjendet i copëtuar në qese

Ngjarje makabre në Peru, trupi i TikTok-eres…

Një ngjarje makabre është regjistruar në Peru, ku trupi i një 19-vjeçareje e cila ishte raportuar e humbur u gjet i copëtuar pranë një impianti për trajtimin e ujit në Lima. Trupi i Tik Tok-eres, Fabiola Alejandra Caicedo Pina u gjet i copëtuar në qese jashtë impiantit La Atarjea nga punëtorët, sipas mediave të huaja. Policia arriti ta identifikonte Caicedon nëpërmjet tatuazheve të saj dalluese. Shkaku i vdekjes së saj mbetet mister, por autoritetet dyshojnë se viktima është mbytur përpara se t’i copëtonin trupin.

Policia thotë se ekzistojnë dy skenarë mbizotërues për vrasjen e Caicedo-s. E para është se vajza e re ishte e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore në Peru. Në javët e fundit, ka pasur disa incidente të grave të reja të gjetura të vdekura në zonën e Limës ose në lumin Rímac, disa prej tyre të gjetura brenda valixheve.

Skenari i dytë lidhet me mundësinë që Caicedo të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-të dashurit të saj , i cili vdiq në vitin 2022 në rrethana misterioze. Në vitin 2022, Caicedo u largua nga atdheu i saj, Venezuela, me të dashurin e saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ishte 21 vjet më i madh se ajo. Castrillo vdiq disa muaj pasi të dy u zhvendosën së bashku në Lima, duke e bërë familjen e tij të dyshonte për vajzën ai autore për vdekjen e tij. Policia fillimisht besonte se Castrillo u rrah për vdekje, por tani dyshimet janë se ai ka kryer vetëvrasje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit