Ngjarje shokuese: Mjeku i njohur hidhet nga kati i pestë i shtëpisë, ishte kreu i vaksinimit në spital

Ngjarje shokuese: Mjeku i njohur hidhet nga…

Ngjarje shokuese: Mjeku i njohur hidhet nga kati i pestë i shtëpisë, ishte kreu i vaksinimit në spital

Një ngjarje e rëndë që ka shokuar qytetin ka ndodhur dje në Cosenza të Italisë. Kreu i vaksinimit të spitalit Lucio Marroço, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i pestë i shtëpisë së tij.

Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastit aty nga ora 22:00. 56-vjeçari Marroço ishte i martuar me një kolege mjeke dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano.

Mediat lokale shkruajnë se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni, por që së fundmi nga situata e pandemisë ishte përkeqësuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit