Ngjarje shokuese në Kosovë, djali vret nënën me thikë

Ngjarje shokuese në Kosovë, djali vret nënën…

Urim Hyseni nga Peja ka vrarë nënën e tij pasditen e kësaj të premte. Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen Kapeshnicë rreth orës 16:00. Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij duke i prerë kokën me thikë. I gjithë opinioni publik është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, duke kërkuar shkaqet se përse Urim Hyseni kreu një krim të tillë tronditës.

I riu ka jetuar për rreth pesë vjet në Gjermani dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë. I pabesueshëm është fakti se Urim Hyseni pritej që pas disa ditësh të kthehej në Gjermani.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar Driton Rugova, nga rajoni i Policisë së Kosovës në Pejë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit