Ngjarje tragjike/ Tre shqiptarët vràsin adoleshentin, i kalojnë përsipër me makinë

Ngjarje tragjike/ Tre shqiptarët vràsin adoleshentin, i…

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar sot në Itali pasi akuzohen për vràsje me qëllim.

 Ata akuzohen për vràsjen e adoleshentit Filippo Limoni nga 10 deri në 18 vjet burgim. 

 I gjithë sherri filloi me disa ofendime dhe fyerje në parkingun afër një salle sportive.

 Ata goditën Filippo-n me grusht dhe e rrëzuan përtokë.

Shqiptarët ndodheshin brenda një makine tip “Opel” dhe mjeti i tyre u rrethua nga një grup adoleshentësh vendas.

Më pas shqiptari që drejtonte mjetin, i dha makinës duke kaluar sipër trupit të të riut italian, i cili për pasojë gjeti vdékjen.

Ndërkohë karabinierët kanë sekuestruar makinën, ndërsa tre shqiptarët rrezikojnë nga 10-18 vjet burg për vràsje me qëllim.

Shqiptari që ndodhej në timonin e makinës, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk kishte si qëllim të vrîste adoleshentin.

Ai tha:

“Nuk kisha për qëllim ta shtypja.

Nuk e kuptova se çfarë ndodhi.

Kur futa marshin indietro, ndjeva një goditje.

Po përpiqesha të largohesha, pasi ata kishin rrethuar makinën.”

/Burimi:UMBRIADOMANI./Përgati:Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit