Ngo përmbys për 5 minuta Skënderbeun, Tirana më afër titullit

Ngo përmbys për 5 minuta Skënderbeun, Tirana…

Tirana ka arritur një fitore me aromë titulli ndaj Skënderbeut në transfertë. Bardheblutë e Emanuel Egbo, përmbysën avantazhin e korçarëve, falë dopietës së realizuar nga Majkëll Ngo në harkun kohor të 5 minutave (71’-76’). Korçarët realizuan të parët me anë të Mensah në minutën e 9-të, por nuk arritën të menaxhonin këtë avantazh.

Në pjesën e dytë, duhet theksuar se bateritë e skuadrës së Dajës ranë ndjeshëm, teksa kishte vetëm një skuadër në fushë, ajo ishte Tirana. Me këtë fitore, bardheblutë kanë ruajtur diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi. Kujtojmë që javën e ardhshme luhet supersfida Tirana-Kukësi. 

Skënderbeu 1-2 Tirana

Mensah 9′ / Ngo 71′, 76′

/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit