Ngrohja Globale/ Autorja: Besoni në Zot dhe jo në Paliaçot e Politikës, natyra e gjen vetë mënyrën për të bashkejtuar me ju

Ngrohja Globale/ Autorja: Besoni në Zot dhe…

Në samitin e G 20, në Romë diskurim ishte ngrohja globale dhe problemet që sjell ajo. Në diksutimet e tyre, figurat kryesore të pranishëm në samit, thanë se perspektiva e kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius mbi nivelet para-industriale, ka shumë gjasa mos të ruhet. Ndërkohë një opinon të sajin ka dhënë edhe autorja e librave, Alida Mëngjesi. Ajo shprehet se nëse banorët e tokës do të besonin më pak në politikë dhe më shumë në zot, natyra do ta gjente mënyrën për të bashkëjetuar me ne.

Autorja Alida Mëngjesi:

Fokusi i G20 ishte “Ngohja Globale”

Nëse një verë ndodh të jetë jashtëzakonisht e nxehtë, – thonë “Ngrohja Globale”

Nëse kemi një dimër të ashpër, kjo përsëri për shkak të “Ndryshimeve klimatike”.

Nëse është më i lagësht se normalja, “Ndryshimi i klimës”. Nëse është më thatësi se normalja, “Ndryshimi i klimës”.

Toka mendohet të jetë 4.5 Bilion vjet. Ne jemi këtu më pak se 200 mijë vjet.

Në këtë histori bilionvjeçare klima ka ndryshuar para, dhe sigurisht pavarësisht nesh.

Ngjarjet Biblike regjistrojnë të paktën 4000 vjet histori të shkruara.

– Zoti solli gjykimin e Tij mbi ligësinë dhe të keqen që kishte pushtuar botën përmes një përmbytjeje të madhe.

Ra shi për 40 ditë e 40 netë dhe burimet shpërthyen me ujë, duke përmbytur gjithë tokën dhe duke shkatërruar gjithë njerëzimin—përveç një njeriu, Noa’s të cilin Zoti e gjeti të drejtë, dhe familjes së tij.

– Një shembull tjetër i ndryshimit të klimës ishte në Egjipt pas ëndrrës së Jozefit, pasuan shtatë vite të majme në bollëk dhe shtatë vite thatësire dhe zie buke.

– Një tjetër herë qiejt u mbyllën mbi 3 vjet e gjysmë pa rënë asnjë pikë shi.

Nuk e di se çfarë do fajësonte G20 për këtë, por Zoti krijoi qiejt dhe tokën. Dhe ne si pjesë të saj. Ne nuk mund ta shkatërrojmë planetin pa mohuar më parë Zotin. Siç jemi duke bërë…

Boris Johnson tha se ka mbetur “një minutë deri në mesnatë” – dhe këtë e thonë ata që pa punuar, jetojnë në vila multi-milionëshe, që për të mbajtur gjallë makinerinë e tyre fitimprurëse, politikën, rrisin taxat, dhe duke përdorur fëmijë-kukulla si Greta Thunberg, na bëjnë të besojmë, se të rrosh në kujfijtë e energjisë, je duke bërë aktin heroik të mbrojtjes së planetit, teksa udhëtojnë me autokolna përmes qëndrave të qytetit, duke bërë karshillëk me extavagancën dhe madhështinë e tyre boshe.

Ata që mbajnë gjallë një industri të tërë lufte dhe i shpikin luftrat nga hiçi. Ata që janë duke projektuar Meta-versin, për t’i shndërruar njerëzit, këta bijë të humbur të natyrës, në Zambie.

Ata që shkojnë për një xhiro në hapësirë, ndërsa ju “ndotni” ajrin me “makinat tuaja” të lodhura, duke shkuar për në punë.

Ata që janë duke shkatërruar familjen dhe çdo lloj besimi, nëpëmjet axhendave të tyre monstruoze veshur me letër varaku, që të ngjajnë si liri të tepruara.

Besoni më shumë në Zot o njerëz, dhe më pak në Paliaçot e Politikës, dhe natyra e gjen vetë mënyrën për të bashkejtuar me ju!

Eshtë një energji që ka funksionuar për biliona vjet- ekosistemet, dhe ato s’pyesin as për “ata” dhe as për martirizimin tonë heroik- sigurisht!

God is Love! Duaj pak më shumë! Fillo nga vetja…

Dhe për ilustrim po bashkangjis një grafikë nga i madhi Avni Delvina “Ngrohja Globale- dhe Familja e Shek 21”-

Grafika ilustruese: Avni Delvina

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit