Ngordhin qindra elefantë në Zimbabe, ekspertët: Në rrezik edhe shumë të tjerë

Ngordhin qindra elefantë në Zimbabe, ekspertët: Në…

Të paktën 160 elefantë kanë ngordhur në parkun kombëtar Hwange në Zimbabe. Një nga shkaqet kryesore mendohet të jetë moti i nxehtë dhe i thatë, ndësa ekspertët mendojnë se mund të ketë më shumë elefantë që do ngordhin.

Elefantët kanë ngordhur në periudhën nga gushti deri në nëntor në parkun e gjerë natyror rreth 15 000 km katrorë, ku jetojnë elefantë të rrezikuar, bufalo, gjirafa, luanë, e specie të tjera. Të paktën gjashtë elefantë të gjetur të vdekur në periferi të parkut, dyshohet se kanë ngordhur nga gjuetia e jashtëligjshme.

Zyrtarët thanë se veterinerët ende po punojnë për zbulimin e shkaqeve të sakta, ndërsa në një pjese të kufomave u ishin prerë dhëmbet e fildishit, që sugjeronte si arsye gjuetinë ilegale.

Nick Long, patrullues kundër gjuetisë së jashtëligjshme në parkun e Hwange, konfirmonte se ka “ka një rritje në të gjithë vendin të gjuetisë së kafshëve të egra për mishin ose pjesë të tjera me vlerë”.

Me rritjen e inflacionit dhe krizën dhe është rritur dhe numri i gjuetarëve të paligjshëm zonë Victoria Falls. Që prej verës kemi qenë në ndjekje të gjuetarëve të paligjshëm”, shtoi ai.

Ppr gjithsesi zyrtarët thonë se janë nën kontroll të situatës së gjuetisë së jashtëligjshme në bashkëpunim me policinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit