Ngrënia e mishit të lopës shkatërron klimën/ Studentët detyrohen të hanë insekte

Ngrënia e mishit të lopës shkatërron klimën/…

Një mësuese e shkollës së mesme në Utah donte të jepte një mesazh se ngrënia e mishit të lopës është e keqe për klimën. Kështu ajo i detyroi studentët e saj të hanin insekte, ndërkohë që refuzoi t’i linte të kundërshtonin idenë e saj.

Fox News raportoi se nxënësve të klasës së gjashtë në një shkollë të mesme në Distriktin Shkollor Nebo të Utah-s iu dhanë mostra insektesh që ishin “të sigurta për konsum” si pjesë e një mësimi për reduktimin e emetimeve të karbonit duke kaluar nga mishi i kuq në insekte. 

Më pas studentët u udhëzuan të shkruanin një ese argumentuese në mbështetje të ngrënies së insekteve si një mjet për të trajtuar ndryshimet klimatike. Ata nuk u lejuan të mos pajtoheshin ose të merrnin një pozicion të kundërt në esetë e tyre pasi mësuesja, Kim Cutler, thuhet se u tha atyre se kishte vetëm një përgjigje, që ngrënua e insekteve ishte gjë e mirë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit