Ngrihen në protestë punonjësit e transporti publik: Kërkojmë ulje të çmimit të naftës!

Ngrihen në protestë punonjësit e transporti publik:…

Shoqatat e transporti publik në Shqipëri po zhvillojnë një protestë përballë Ministrisë së Transportit në Tiranë. Pjesë e protestës janë shtuar punonjësit e linjave urbane inter urbane dhe nder shtetrore , kërkojnë të njihen më mirë me masat dhe subvencione për reduktimin e kapaciteteve nga 100% në 70%.

”Ne kemi nevojë të njihemi me masat dhe si do të ulën njerëzit në autobusat tanë , kërkojmë subvencionim për reduktimin me 30 % të kapacitetit tonë.”

”Është e pa kuptimtë që ne, transporti publik ta blejmë naftën me çmimin që e blen nje person me makinën luksoze, kërkojmë ulje të çmimit të naftës dhe heqjen e “tvsh” për vitin 2020 dhe vendosjen në 6 përqind në vitin 2021 .

Protestuesit demonstruan drejtpërdrejt se një biletë kushton 40 lekë dhe masat për tu mbrojtur nga covid 19 kushtojnë më shumë se bileta , pra ata duhet të punojnë me humbje , një demonstrim tjetër ishte edhe ulja e njerzëve në kapacitetin 70 % , gjatë demonstrimit ishte e pa mundur mbajtja e distacimit social , dhe një vendim  i tillë është i pa zbatueshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit