Ngrihet alarmi në Itali, fëmijët e vegjël po preken nga virusi RSV

Ngrihet alarmi në Itali, fëmijët e vegjël…

Pas covid-19, në Itali është përhapur një tjetër virus, i njohur si një virus sincicial respirator RSV, i cili prek fëmijët. Lloji në fjalë i virusit, është në gjendje të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijët në vitete  epara të jetës së tyre. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë ngritur alarmin për këtë virus, teksa këshillon prindërit të bëjnë kujdes për fëmijët e tyre.

Në Padova janë rreth 16 fëmijë të vegjël të prekur nga ky virus, 4 prej të cilëve të intubuar në terapi intensive, teksa në Poliklinikën Umberto I në Romë janë 10 të shtruar, nga të cilët 2 foshnja dy muajshe. Situata mbetet problematike kudo në rajonet e Italisë. Për këtë virus nuk ka ende një vaksinë specifike, teksa provat e fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë në proces e sipër.

Në pediatri është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të vegjël me bronkiolit dhe pneumoni që shkaktohen nga virusi sincicial respirator RSV.

Burimi: breakinglatest.news/ /Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit