Ngrihet alarmin për personat e fiksuar pas “Tik Tok”-ut: Jeni të rrezikuar frikshëm

Ngrihet alarmin për personat e fiksuar pas…

Një studim i kryer mes adoleshentëve të cilët përdornin në masë aplikacionin “TikTok” doli në përfundimin se ata që treguan varësi nga aplikacioni kishin rezultate më të dobëta kur mbanin mend një sërë numrash. Gjetjet e publikuara në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve të Mjedisit dhe Shëndetit Publik, sugjerojnë se ky deficit i memories së punës është për shkak të rritjes së depresionit dhe ankthit.

Kujtesa e punës, mund të përkufizohet si një sërë procesesh që na lejon të ruajmë dhe të manipulojmë të dhëna të përkohshme si dhe të kryejmë aktivitete komplekse njohëse si të kuptuarit e gjuhës, leximi, të mësuarit dhe arsyetimi. RAM është një lloj memorie afatshkurtër. Psikologët kanë filluar të diskutojnë gjerësisht efektet e varësisë nga telefonat e mençur në shëndetin mendor.

Peng Sha dhe Xayu Dong, të cilët janë autorët e studimit sugjerojnë në punën e tyre se përdorimi problematik i telefonave inteligjentë në fakt mund të dobësojë kujtesën e punës.

Autorët pyetën veten nëse kjo mungesë e kujtesës së punës mund të lidhet me rritjen e shkallës së depresionit dhe ankthit midis përdoruesve të pasionuar të mediave sociale.

Kështu, depresioni mund të ndikojnë në kapacitetin e kujtesës së punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit