Ngrihet bordi i qeseve plastike

Ngrihet bordi i qeseve plastike

Ministria e Mjedisit dështoi më sukses në nismën e ndërmarrë me aq propagandë për reduktimin e qeseve plastike në treg. Qeset plastike jo që nuk u hoqën, por u shtuan në përdorim, madje dhe ato të cilësuara si të pariciklueshme. Dështimi ishte aq i madh sa që dhe Rama nuk kishte më gojë të krenohej më me përdorimin e trastave dhe eleminimin e qeseve. Tregjet janë plotë e përplotë me plastikë.

Së fundmi Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka njoftuar se do të ngrejë një Task-Forcë për monitorimin e tregut, thënë ndryshe një bord të ri mes bordeve të ngritura për menaxhimin e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Vetë Rama ka urdhëruar që përgjegjësia këtë herë të shpërndahet në disa institucione, si Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Krijimi i bordit të qeseve plastike, apo i Task Forcës, nuk dihet ende se çfarë do të përmbajë si gjoba ndaj atyre që tregëtojnë apo blejnë me qese plastike. Ligji pritet që edhe këtë herë të bjeri ndaj më të dobiti, pasi institucionet shtetërore dështuan të ndëshkojnë të fortët e tregut të plastikës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit