Ngriti 'perandori' me kunatin, arrestohet 37-vjeçari i akuzuar për drogë

Ngriti ‘perandori’ me kunatin, arrestohet 37-vjeçari i…

Një 37-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dejvi G., është ekstraduar në Holandë pasi u prangos në Greqi. Shqiptari, i cili akuzohej si pjesë e një organizate ndërkombëtare të drogës, me qendër në Beek, u prangos në shtetin helen më 17 dhjetor.

Në qendër të trafikut të drogës ishte një kompani makinash me qendër në Beek të Holandës, “Alba Car”, në pronësinë e të cilës ishte dhe një mjet tip “Ferrari”. Sipas “Limburg“, përveç  37-vjeçarit, të prangosur janë edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët gjithashtu akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Dejvi G. 37-vjeçari shqiptar shihet nga drejtësia si personi më i rëndësishëm i organizatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit