Ngritja dhe rënia e Ardi Veliut, Kush është “ushtari që hoqi qafe dy ministra”

Ngritja dhe rënia e Ardi Veliut, Kush…

Largimi i Ardi velit ka trazuar ujërat në politikën  shqiptare dhe jo vetëm. Edhe opinioni publik është habitur nga largimi i tij, i cili ka hapur dhe disa “histori të vjetra”. Ish drejtori i Policisë së Përgjithshme Ardi Veliu  është bërë disa herë shkaktar për protesta të mëdha, dhe është kërkuar dy herë dorëheqja e tij. Protesta që nuk mund të harrohet lehtë ishte ajo për vrasjen e Klodian Rashës, ku kërkesa kryesore ishte largimi i Ardi Veliut. Por kryeministri Edi Rama nuk “e bëri kurban” Veliun. Por kush është Ardi Veliu?

Veprat e Ardi Veliut si kryepolic:

1.Ajo që bëri më shumë bujë, ishte justifikimi i kryepolicit për dhunën e ushtruar ndaj një djali vetëm 15 vjeç, vjet në kohën kur vendi ishte në shtetrrethim.

2.Më 29 maj, kryepolici Ardi Veliu në një lidhje live nga zyra e tij në Komisionin e Sigurisë, i pyetur për dhunën që efektivët kishin ushtruar ndaj të miturit, Veliu nxorri një video të nënës së tij, e cila shfaqej me një armë në dorë.

3.Protestat e opozitës, të cilat kulmuan gjatë viteve të fundit, i dhanë një nofkë ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit mori pseudonimin “Sandër Kimiku” nga ish-kryeministri Sali Berisha, por as Veliu nuk shpëtoi

4. 8 dhjetor 2020, Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Vrasja e të riut nga Policia solli një revolt të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit, duke bërë që për disa ditë në vend, situate të ishte tejet e tensionuar. Protestuesit kërkonin shkarkimin e Ardi Veliut, por morën përgjigje negative nga vetë kryeministri Rama. Në vend të tij u “sakrifikua” asokohe ministri Lleshaj, i cili mori përgjegjësi dhe kërkoi falje për ngjajren.

5.Klement Balili ishte një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Zyrtari i LSI në mediat e vendit fqinj njihej si “Escobari i Ballkanit”.  Balili, i cili kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës, vendosi që të vetëdorëzohej pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Ne pamundësi për ta arrestuar, Veliu u shfaq si shoferi i tij, pasi e shoqëroi nga Delvina në Tiranë, me një makinë luksoze.

Por si u ngrit në  detyrë  Ardi Veliu:

Ardi Veliu u zgjodh drejtori i ri i Policisë së Shtetit më 5 shkurt të vitit 2018 si propozim i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të zëvendësuar në detyrë Haki Çakon, i cili u lirua nga posti po atë vit më 8 janar.

Ushtari që  hëngri kokat e 2 ministrave:

27 Tetor 2018 Fatmir Xhafa dha dorë heqje nga  ministri i Brendshëm. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i cili njofton se ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt, duke e falenderuar atë për kontributin në krye të dikasterit më të rëndësishëm të vendit.

10 dhjetor 2020 Kryeministri Edi Rama shkruante se pas ngjarjes tragjike ku 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie, ministri Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.

Ai i tha ministrit se duhet të priste deri sa Rama të kthehej nga SHBA, ndërsa shtoi se Lleshaj nuk ka asnjë përgjegjësi për atë akt të rëndë të policit.

Por cila ishte karriera e tij dhe si u rrit në detyrë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor, Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8- javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit