Ngushëllime, Gjykata Kushtetuese vdiq!

Ngushëllime, Gjykata Kushtetuese vdiq!

Një kurorë morti pranë Gjykatës Kushtetuese pas vendimit që tha për të lejuar emigrantët që do të hyjnë në Itali, të dërgohen në Shëngjin të Lezhës. Ishte kjo simbolika e disa të rinjëve që protestuan përpara dyerëve të organit më të lartë të drejtësisë. Me shumicë votash, antarët e Gjykatës i dhanë të drejtë qeverisë ta kthejë Shëngjinin në një kamp pritës për refugjatët të cilët kërkojnë Europën. Jo pak por rreth 36 mijë burra e gra do të strehohen në Lezhë, si pjesë e marrëveshjes Rama-Meloni.

Erdhë këtu për t’i dhënë lamtumirë, Kushtetuesja sot ka vdekur !”-u shprehën aktivistët.

Po përse vdqi Gjykata Kushtetuese me këtë vendim? Sipas aktivistëve dhe përfaqësuesëve të opozitës në Shqipëri dhe në Itali, kjo marrëveshje ishte antikushtetuese pasi nuk ofron siguri për menaxhimin e duhur të refugjatëve. Për më tepër Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe në këtë pikë, vëmendja nuk do të ishte maksimale për të respektuar të drejtat e njeriut. Ndërkohë një tjetër pikë e cilësuar antikushtetuese qëndronte mbi faktin se kjo marrëveshje shkel kufijtë territorial dhe cënon integritetin territorial.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk i ka cilësuar si me bazaë akuzat e ngritura në opinionit publik, duke lejuar që kjo marrëveshje të zhvillohet edhe më tej. Shqipëria është bërë vendpiritës për emigrantët afganë, për iranianët e strehuar në Manzë dhe tashmë do të bëhet vendpritje edhe për emigrantët e Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit