Ngushtohet ‘rrethi’ i Faruk Ozer pas arrestimit të bashkëpuntores, prangosen kunata dhe tezja e supermashtruesit

Ngushtohet ‘rrethi’ i Faruk Ozer pas arrestimit…

Policia turke pas ndalimit të bashkëpunëtores më të afët të Ozer, ka arrestuar tezen e krijuesit të kriptomonedhës Thodex, teksa vijojnë hetimet për lokalizimin e këtij të fundit.

Si pjesë e hetimit të kryer nga kryeprokurori turk, është ndaluar dhe kunata e Ozer, Güven Özer .

Në total u arrestuan 82 të dyshuar, të cilët mund të kenë informacion për vendodhjen e mashtruesit më të madh në historinë e Turqisë, si dhe dyshohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit të krijuar nga Ozer.

Ndërsa 37 të dyshuar u lanë të lirë pasi dhanë deklaratat e tyre përballë hetuesve., masat e kontrollit gjyqësor u aplikuan për 36 të dyshuarit.

Rana Azap, punonjësi i kompanisë përgjegjëse për financat, u arrestua pas dhënies së deklaratës së tij në organet ligjzbatuese turke.

Kujtojmë se Ozer akuzohet për vjedhjen e rreth 2 miliardë dollarë nga 300 mijë klientë pjesë e kompanisë së tij të kriptomonedhave Thodex.

Sipas të dhënave të policisë, por edhe mediave Turke, Özer fluturoi për në Tiranë me një biletë që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare.

Ai u prit në Tiranë nga një çift shqiptarësh me të cilët kishte krijuar kontakte gjatë vizitës së tyre në Turqi. Fillimisht, ai dyshohet se qëndroi në zonën e pazarit të ri në banesën e çiftit shqiptar e më pas te Myslym Shyri pasi në media qarkulloi se ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve të Interpol.

Nga këtu dyshohet se Ozer ka qëndruar në një hotel në zonën e Zogut të Zi, ndërsa dy netët e tjera në një hotel pranë ish-21-dhjetorit. Policia shqiptare ka informacion se prenotimi i hotelit ishte bërë nga çifti shqiptar të cilët janë marrë në pyetje, por nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e të riut miliarder.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit